×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu për rastin Dehari: Përgjegjës janë ish-qeveritarët

    Insajderi
    03 January 2024 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për rastin e Astrit Deharit. Ajo ka përmendur ish-qeveritarët që sipas saj janë përgjegjës, të vrasjes më të rëndë në Kosovë, shkruan Insajderi.


    Sipas Haxhiut, në rastin e Deharit nuk mund të ketë neglizhencë, dhe siç u shpreh ajo në qoftë se nuk ka ndryshim dhe ekipe profesionale që do ta trajtojnë këtë rast, nuk mund të jetë optimiste.


    “Konsideroj që është shumë e rëndësishme drejtësia për rastin Dehari. Drejtësia para se gjithash është borxh për familjen Dehari, për qytetarët e Republikës së Kosovës, për vet jetën e Astrit Deharit dhe veprimtarinë e tij. Nuk mund thjesht të ketë një neglizhencë një krimi të rëndë, siç ka ndodhur ndaj Astritit, por me qasjen që kemi parë deri më tani në qoftë se nuk ka ndryshim dhe ekipe profesionale që do ta trajtojnë këtë rast, natyrisht që nuk mund të jem optimiste. Prandaj pres që kjo të ndryshohet në kuptimin që të kemi drejtësi për rastin Dehari”, shprehet ajo.


    Tutje, Haxhiu ka përmendur disa prioritetet të vitit 2024, që do të jetë i lidhur me procedimin e ligjeve që ndërlidhen me reformën e dytë në sistemin e drejtësisë.

    “Gjashtë mujori i parë i këtij viti do të jetë me procedim të ligjeve që ndërlidhen me reformën e dytë në sistemin e drejtësisë. Pra, atë që e përmenda me fuqizimin e mekanizmave brenda sistemit që ndërlidhen me integritetin, disiplinën, transparencën, parandalimin e konfliktit të interesit, deklarimin e pasurisë, llogaridhënien, efikasitetin dhe të tjera. Konsideroj që këtu po bëhet një punë jashtëzakonisht e vlefshme nga përfaqësuesit e institucioneve por edhe nga ekspertët që po na mbështesin”, shprehet Haxhiu në një intervistë për KosovaPress, përcjellë Insajderi.


    Më tutje, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se brenda mandatit të saj do të jetësohen premtimet e qeverisë për sistemin e drejtësisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark