Kandidati për deputet nga PDK-ja, Bekim Haxhiu, përmes një videomesazhi ka njoftuar për plann e Rimëkëmbjes në sektorin e shëndetësisë.
Haxhiu ka publikuar në Facebook, planin që PDK-ja ka për shëndetësinë, dhe se do ta ngrisin sektorin e shëndetësisë, duke ndihmuar, në kontrata punë për specializantët, si dhe ndërtimin e një spitali rajonal në Prishtinë.
Ai gjithashtu ka përmendur edhe ndryshimin e ligjeve, me qëllim, përmirësimin e gjendjes së shëndetësisë në Kosovë.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë, programi i rimëkëmbjes së shëndetësisë i PDK-së prasheh ngritje të kapaciteteve humane dhe të infrastrukturës në shëndetësi.
Riorganizim të specializimeve në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë në bashkëpunim me SHSKUK, MSH dhe odat e profesionistëve shëndetësor me gjithëpërshirje dhe me kritere të parapërcaktuara për të gjithë të diplomuarit në fushën e mjekësisë.
Pagë dhe kontratë pune në Kosovë për të gjithë specializantët.
Ndërtimin e Spitalit Rajonal të Prishtinës dhe lidhje fizike te klinikave në QKUK.
Digjitalizimin e shpërndarjes së barnave në sektorin publik me qëllim të parandalimit të abuzimeve me barna në këtë sektor dhe digjitalizim të procesit të brendëshëm të komunikimit, konsultimit dhe referimit.
Rishikimi i pakos ligjore në sektorin e shëndetësisë.
Harmonizimi dhe plotësim-ndryshimi i ligjeve me qëllim të përmirësimit të gjendjes në sektorin e shëndetësisë.