Bekim Haxhiu, i cili është kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se qytetarët, simpatizantët dhe mbështetësit e PDK-së, po i presin me entuziazëm.
Madje, Haxhiu thotë se shqetësimi i tyre kryesor është mbrojtja e Republikës, lirisë dhe shtetësisë së fituar me gjak.
Haxhiu ka thënë se sikurse kauza për mobilizim për luftë, ashtu po mbështetet edhe kauza për mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe plani për rimëkëmbje.
Statusi i plotë i Haxhiut:
Qytetarët, simpantizantët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të Kosovës kudo që i vizitojmë na presin me entuziazëm dhe mikpritje bujare.
Shqetësimi i tyre kryesor është mbrojtja e Republikës, e lirisë dhe shtetësisë së fituar me gjak.
Kauza e jonë mbështetët në mbrojtje të vlerave kombëtare dhe ashtu si në kohën e mobilizimit për luftë edhe sot po gjen mbështetje Rimëkëmbja,si një nga programet më prosperuese, me të mira për vendin.
Faleminderit për përkrahjen qytetarëve që na pritën në Mitrovicë.
Poashtu faleminderit nga zemra mbështetësve të PDK-së, në Polac, Krushefcë, Rezallë, Morinë, Abri, Makermal, Klinë e Epërme, Klinë e Mesme, Kuçicë dhe Vojnikë.
#Rimëkëmbja e Kosovës- motoja dhe synimi ynë.
Shihemi në fitoren e madhe të PDK-së me 14 Shkurt në çdo fshat e në çdoo qytet të Kosovës.
#PDK #Rimëkëmbje #BekimHaxhiu 109Insajderi.org