×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: S’do të lejojmë të na e rishkruajnë historinë

    Insajderi
    01 February 2021 - 20:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka falenderuar qytetarët për mbështetjen e ofruar.

    Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se numri 134 i PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit nuk është vetëm simbolikë.

    “Numri 134 me të cilin do të garojmë në zgjedhjet e 14 shkurtit tregon se ne po rritemi si PDK. Ky numër nuk është vetëm simbolikë, që shënon 134 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe në Korçë, por ashtu siç ngriti vetëdijën kombëtare dhe hodhi poshtë propagandat komuniste në ndryshim të historisë së popullit shqiptar në atë periudhë, edhe ne sot si PDK me numrin 134 do të rimëkëmbim vendin tonë dhe s’do të lejojmë të na e rishkruajnë historinë ata që nuk bënë as edhe një vepër të mirë për Kosovën”, ka shkruar Haxhiu. 

    Postimi i plotë:

    Mbi 20.000 pëlqime në faqën time zyrtare në Facebook.

    Ju falënderoj 2 milionë herë miqt e mi!

    Së bashku do t’ja arrijmë qëllimit të mirë për rimëkëmbje të vendit, për mirëqenie dhe zhvillim ekonomik.

    Së bashku do të jemi roje e vlerave kombëtare dhe amanetit të dëshmorëve.

    Numri 134 me të cilin do të garojmë në zgjedhjet e 14 shkurtit tregon se ne po rritemi si PDK. Ky numër nuk është vetëm simbolikë, që shënon 134 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe në Korçë, por ashtu siç ngriti vetëdijën kombëtare dhe hodhi poshtë propagandat komuniste në ndryshim të historisë së popullit shqiptar në atë periudhë, edhe ne sot si PDK me numrin 134 do të rimëkëmbim vendin tonë dhe s’do të lejojmë të na e rishkruajnë historinë ata që nuk bënë as edhe një vepër të mirë për Kosovën.

    Na priftë e mbara!

    #PDK 134

    #BekimHaxhiu 109

    #Rimëkëmbje

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark