×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haxhiu sot në Prokurori, dëshmon për rastin Dehari

    Insajderi
    20 November 2023 - 08:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ministrja e këtij dikasteri, Albulena Haxhiu, të hënën në orën 10:00 do t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë për të dhënë dëshminë në lidhje me rastin e vdekjes së ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit.

    Në njoftimin e kësaj ministrie, thuhet se pas intervistës, Haxhiu do të mbajë konferencë për media, raporton Gazeta Insajderi.

    “Për shkak të interesimit të madh të medieve, ju njoftojmë se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër në orën 10:00, do t’i përgjigjet ftesës për të dhënë dëshminë në raport me rastin Dehari. Pas intervistës, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrja Haxhiu do të mbajë Konferencë për medie”, thuhet në njoftim.

    Prokurori i rastit të Astrit Deharit, Afrim Shefkiu ka kërkuar intervistimin e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu lidhur me një postim që ka bërë në Facebook për vdekjen e ish-aktivistit Astrit Dehari.

    Prokurori ka kërkuar nga ministrja që të jep sqarime lidhur me një postim të datës 05.11.2023 në të cilin ministrja ka deklarauar se “Provat ekzistojnë dhe gjithçka që duhet është vullneti i policisë dhe prokurorisë për ta zbardhur deri në fund këtë rast…”.

    Ai ka kërkuar nga Haxhiu që të tregojë se cilat janë provat për të cilat thuhet se ministrja ka pretenduar se ekzistojnë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark