×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haxhiu sulmon Prokurorinë Speciale, s’e thotë asnjë fjalë për arrestimin e dy zyrtarëve të MINT dhe kuzhinierin e Kurtit

    Insajderi
    20 August 2023 - 18:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas arrestimit të biznesmenit Ridvan Muharremit, të cilit Qeveria Kurti i besoi dhe i dha çasje në punë sekrete të Rezervave shtetërore, pushteti tashmë e ka mprehur gjuhën ndaj Prokurorisë, duke ua vënë në kundërpeshë raste që ata pretendojnë se prokuroria nuk i ka trajtuar.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar duke rishpërndarë një akuzë ndaj Prokurrisë të bërë nga Ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili pretedon se ka dy vite që ka dërguar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për një rast të pretenduar keqpëdorimi për shpronësimet në rrugën Kijevë-Zahaq.

    “Njësoj kanë vepruar PSRK edhe me kallëzimin penal ndaj ish Ministrit të Drejtësisë dhe ish drejtorit të burgjeve të cilët pronën e MD ia kishin dhënë një oligarku, pa asnje bazë ligjore. PSRK pati thënë nuk ka bazë për ndjekje sepse e keni ndalur dëmin anipse dëmi ishte shkaktuar tashmë”, ka shkruar Haxhiu.

    Haxhiu pak më herët shpërndau edhe postimin e zëvendësit të saj, Blerim Sallahut, i cili vlerësoi se Prokuroria Speciale me aksionin për keqpërdorim me rezerva shtetërore si “hakmarrje ndaj Qeverisë”.

    Personi kryesor që po dyshohet për keqpërdorim me rezerva shtetërore është Ridvan Muharremi, miku i Albin Kurtit.

    Muharremi, sipas dosjes së Prokurorisë, në bashkëpunim me dy zyrtarë të MINT-it keqpërdorën përreth 600 mijë euro nga furnizimet me rezerva shtetërore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark