Insajderi
Lajme

Haxhiu takon familjarë të dëshmorëve në Vushtrri, thotë se ofruan mbështetje të fuqishme për Bedri Hamzën

Insajderi
30 January 2025 - 15:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haxhiu takon familjarë të dëshmorëve në Vushtrri, thotë se ofruan mbështetje të fuqishme për Bedri Hamzën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka takuar disa familjarë të dëshmorëve në Vushtrri.

Haxhiu ka thënë se takimi me ta ishte emocionues dhe motivues për fitoren e PDK-së më 9 shkurt.

“Takimi me familjet e dëshmorëve në Vushtrri ishte emocionues dhe motivues për fitoren e PDK-së më 9 shkurt. Ata që kanë dhënë shumë për atdheun e dinë më së miri vlerën e lirisë, pavarësisë dhe zhvillimit, prandaj po e mbështesin fuqishëm Bedri Hamzën për Kryeministër, sepse vetëm me Bedri Hamzën Kosova do të zhvillohet dhe fuqizohet si shtet”, ka shkruar kandidati i PDK’së me numër 109.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark