E ftuar në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, Haxhiu tha se në këto kushte nuk ka opozitë të bashkuar, megjithatë, ajo theksoi se VV do të insistoj në bashkimin e opozitës.
“Nuk ka opozitë të bashkuar momentalisht, por kjo nuk do të thotë që ne mos të insistojmë për një opozitë të bashkuar”, deklaroi Haxhiu.
Haxhiu po ashtu shprehu pakënaqësi për thirrje të protestës nga AAK-ja pa u konsultuar me VV-në.
“Ne nuk jemi konsultuar apo nuk jemi ftuar nga askush. Ata e ftuan protestën e më pas thanë që VV-ja mund t’i bashkëngjitet protestës”, tha Haxhiu.
Ditën e djeshme AAK dhe NISMA kanë nënshkruar marrëveshje për koalicion parazgjedhor, ndërsa kanë paralajmëruar protestë më 14 maj. /Insajderi.com