×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haxhiu tregon se i kujt është faji për mos shqyrtimin e nënshkrimeve për Trustin as pas 20 dite

    Insajderi
    03 August 2022 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me datë 15 korrik, në Kuvendin e Kosovës janë dorëzuar 21 mijë e 398 nënshkrimet e mbledhura nga organizatorët e peticionit për lejimin e tërheqjes së 30% të mjeteve të Trustit, megjithatë, ende nuk ka ndonjë verifikim të tyre.

    Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Bekim Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, shkruan Insajderi.

    Haxhiu theksoi se kërkesat e qytetarëve nuk guxojnë të injorohen nga institucionet që burojnë nga qytetarët, duke shtuar edhe pyetjen se kush në të vërtetë po shkel Ligjin për Nismat Legjislative, Kuvendi apo KQZ.

    Më poshtë reagimi i plotë:

    Kush po e shkel Ligjin për Nismat Legjislative, Kuvendi apo KQZ-ja?
    Me 15.07.2022 grupi i qytetarëve “Pro tërheqjes 30% të Trustit” kanë dorëzuar në Kuvend 21.398 nënshkrime për nismen legjislative për Trustin të cilat do të duhej të verifikoheshin brenda 15 ditëve dhe pastaj të hapet rruga për votim të Projektligjit nga Kuvendi i Kosovës.

    Kanë kaluar 20 ditë prej kur qytetarët kanë dorëzuar nënshkrimet por ende institucionet nuk kanë përfunduar verfikimin e nënshkrimeve sipas ligjit, nuk kanë përfunduar punën për të cilën paguhen nga taksat e po këtyre qytetarëve.

    Kërkesat e qytetarëve nuk guxojnë të injorohen në këtë mënyrë nga institucionet që burojnë nga qytetarët, nuk guxon të shkelet ligji për të shtypur kërkesa e tyre.
    Mos përmbushja e obligimeve ligjore dhe Kushtetuese nga kushdo qoftë duhet të ndëshkohet.

    Sipas Ligjit Nr. 04/-L-025 PËR NISMA LEGJISLATIVE, Nenit 17 Verifikimi i listës
    1. Lista që përfshinë të paktën dhjetëmijë (10.000) nënshkrime verifikohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve.

    Ndryshe, projektligji për Trustin është hedhur në votim në seancën e Kuvendit të 23 qershorit, por nuk kaloi pasi pozita votoi kundër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark