Garën e bëjnë ndaras sepse janë në dy subjekte të ndryshme, por ngjashmëria mes tyre ka bërë që shpesh elektorati t’i ngatërroje.
Lutfi Haziri i LDK-së dhe Nazim Gagica i AAK-së, kanë shumë ngjashmëri mes vete gjë që është vërejtur shumë në çdo paraqitje publike që kanë së bashku.
Ata kanë treguar se nganjëherë edhe i ngatërrojnë. Për shkak të pamjes fizike ka lind dyshimi se ata janë familjar mes vete.
Por, a janë diçka mes vete këta dy kandidatë? Në emisionin Frontal të transmetuar në T7, të dy kanë mohuar një gjë të tillë, por kanë thënë se kjo pyetje ju bëhet shpesh.
“Jo nuk jemi asgjë të gjakut. Unë jam i Gjilanit Karadakut”, ka thënë Haziri.
Të pyetur nëse votuesit do të mund t’i ngatërrojnë, Lutfi Haziri dhe Nazmi Gagica janë përgjigjur duke thënë se kjo gjë mund të ndodhte nëse në fletëvotime do të kishte edhe fotografi.
“Nëse është më fotografi mund të ngatërrohet por pasi është më numër se besoj”, ka thënë Gagica.
“Është me numra s’ka shancë”, ka thënë Haziri.