×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haziri: Fatale dhe alarmante, sanksionimi i SHBA-ve ndaj qeverisë Kurti

    Insajderi
    17 November 2022 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i ruajnë përjetësisht marrëdhëniet me popullin e Kosovës.

    Sipas tij, ShBA-të do t’i dëmtojnë raportet me funksionarët kur e humbin udhën.

    Postimi i plotë:

    SHBA do t’i ruaj përjetësisht marrëdhëniet me popullin e Kosovës, por do t’i dëmtojë raportet me funksionarët kur e humbin udhën. SHBA i tashmë i ka dhënë shenjat e parë të rivlerësimit të raporteve me funksionarët e Kosovës. ‘Këshilla’ e mikut më të madh të shqiptarëve të Kosovës për të mos udhëtuar, është lloj sanksionimi. Kjo është fatale dhe alarmante.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark