×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Gjilani shënon ulje të rasteve me COVID-19, apeloj për vaksinim

    Insajderi
    01 October 2021 - 20:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se rastet e reja me COVID-19 po vazhdojnë të ulen dhe se aktualisht janë 74 raste aktive.

    Tutje ai ka apeluar te qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat anti-COVID dhe të vaksinohen.

    “Në ditën e 545-të ku po i vazhdojmë angazhimet për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shënojmë një ditë mirë ku ulja e rasteve aktive në bie 74. Apeloj qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat kundër COVID-19 të Qeverisë së Republikës. Janë dy hapa të mëdhenj që ne kemi bashkëpunuar këto ditë të gjata, kujdesi me bartje të maskave e distancës sociale dhe preventiva nëpërmjet vaksinimit. Me këtë rast, iu shpreh ngushëllime 198 familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre”, ka thënë Haziri.

    Nëpërmjet një njoftimi për media nga zyra për infromim e Komunë së Gjilanit bënë të ditur se 73,429 gjilanas janë vaksinuar deri më tani

    “Nga 27445 mostra, 9789 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 9517 janë shëruar, 198 persona e kanë humbur betejën, 74 raste janë aktive, 73429 deri tani janë vaksinuar, të hospitalizuar janë 7 pacientë, ndërkaq 14 mostra janë në pritje për rezultat.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark