Kandidati për kryetar të Gjilanit dhe kryetari aktual, Lutfi Haziri, ka vazhduar takimet me qytetarët gjilanas.
Ai mbrëmë ka vizituar banorët në lagjën Dardania, Arbëri dhe 2 Korriku.
Haziri ka falënderuar për përkrahjen e madhe gratë dhe burrat e këtyre lagjeve.
“Faleminderit për përkrahjen rekorde të grave në lagjen Dardania, sikurse grave e burrave në Arbëri e 2 Korrik, ndaj meje dhe listës së LDK-së”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Kryetari i Gjilanit ka takuar edhe punëtorët shëndetësorë me qëllim sensibilizimi në Ditën botërore të zemrës.