Kandidati për kryetar të Gjilanit nga LDK dhe kryetari aktual, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se shumë shpejt pritet të inaugrohet Shkolla e re e Muzikës dhe Arteve.
Ai ka shkruar se Gjilani në udhëheqjen e tij është bërë me Bibliotekën më të mirë në rajon, Muzeun e Qytetit dhe Muzeun Etnologjik.
Kryetari aktual i Gjilanit gjithashtu ka treguar se e kanë zgjedhur problemin e kodit buxhetor për ansamblin e Teatrit të Qytetit.
Më tutje Haziri ka premtuar mbështetje për të gjitha aktivitetet kulturore.
“Ne krenohemi me kalendarin kulturor të Gjilanit dhe do të vazhdojmë t’i përkrahim të gjitha aktivitetet kulturore për ta vazhduar epitetin e Kryeqytetit Kulturor të shqiptarëve në Ballkan”, ka shkruar Haziri në Facebook.