×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haziri u reagon ministrave të Kurtit: Sundimit të ligjit po i prin ai që s’po e doni për Kryeprokuror shteti, jo ju

    Insajderi
    01 December 2023 - 21:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,. Lutfi Haziri u ka reaguar ministrave Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla lidhur me sundimin e ligjit. Haziri tha se meritat janë tek Kryeprokurori i Shtetit dhe jo tek këta dy ministra.

    Poashtu Haziri tha se njësitet elitare po gjuhen me plumba në aksione, teksa tha që Qeveria nuk po ua plotëson kërkesat.

    “Dy ministra të Kurtit rrahin gjoks për sundim ligji, por e vërteta është se sundimit të ligjit nën arrestime dhe parandalim të krimit po i prin bash ai që s’po e duan për Kryeprokuror të shtetit, e jo këta dy. Po ashtu, Njësitë elitare të policisë po marrin plumba në aksione kundër krimit e asnjë kërkesë nuk u plotësohet në përputhje me kërkesat e tyre të drejta. E del tipi lëshon deklaratë që ai po “udhëheq” aksione. Lejoni shtetin ta kryej punën se ju jeni ba pengesë politike. Ata zbatojnë Kushtetutën e jo agjendën e majtë!”, ka shkruar ai.

    “E dështimin monumental që e pa Kurti sot në administrimin, e jo qeverisjen në Komunën e Gjilanit, tentoi ta mbulojë me mashtrim frapant për kinse ‘projekte gjigante’.  Megjithatë, urime rifillimi i ‘projekteve të Lutës’, siç i referoheni ju. E keni deformuar projektin e parkut për persona me aftësi të kufizuar për të keq dhe projektin e Stanishorkës nga 1.2 milionë euro, e keni dyfishu në 2.5. Dy vite të humbura e fatkeqësisht duket se do të jetë mandat i humbur. Mashtrimeve e kamuflimeve po u vije fundi sepse Gjilani dhe Kosovë meriton më mirë!”, ka shkruar tutje ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark