Insajderi
Lajme

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Insajderi
10 April 2026 - 10:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lidhja Demokratike i ka emrat për t’i propozuar për president nëse arrihet një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie Lutfi Haziri.

Ai ka thënë se kandidati i parë që do ta mbështesin është kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.

“Natyrisht që po. Sipas rregullës së parë, kryetari i LDK-së është kandidati i parë që në e mbështesim dhe kjo nuk është diskutua, sepse në rastin tonë nuk është diskuar për emra për të përvcqëm. Kur është diskua për emra konsensual kanë qenë përtej partive. Por e kuptuam që me PDK-në është diskutuar edhe për emra të përveçëm”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nëse ka marrëveshje me LVV-në, përveç 15 votave të deputetëve të tyre do të siguronin vota edhe nga partitë e tjera.

Haziri ka thënë se kreu i LDK-së është duke zhvilluar konsulta e bisedime të brendshme  për atë nëse mund të arrihet një marrëveshje me LVV-në.

“z.Abdixhiku tash në fazën e konsultave, bisedave të brendshme pas takimit të parë lidhur me procesin, a mund të arrijmë një marrëveshje”, ka thënë Haziri.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se në ciklin e dytë të takimeve mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut për çështjen e presidentit është diskutuar për marrëveshje mes këtyre dy partive.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark