×
  • Lajme
  • Lajme

    “Hebrenjtë dhe arabët”- Latifi e Kraja përplasen në Facebook

    Insajderi
    23 November 2023 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Profesori universitar i filozofisë, Blerim Latifi dhe kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, janë përfshirë në një përplasje të shkurtër ‘online’.

    Latifi publikoi një postim për Sam Altmanin, kreun e OpenAI, kompanisë për Inteligjencën Artificiale, për të cilin tha se është hebre i lidhur fort me identitetin e tij etnik.

    “Edhe një shembull tjetër në historinë e gjatë të gjenive të shkencës e mendimit njerëzor që kanë dalë nga kultura hebraike. Kështu, derisa mendjet hebreje udhëheqin progresin teknologjik të njerëzimit, fqinjtë e tyre vazhdojnë të mahniten me cilësitë shëruese të urinës së devës dhe, pastaj, kur punët u shkojnë keq zënë e mallkojnë gjithë botën”, shkroi Latifi, duke iu referuar arabëve.

    “Pak raciste!”, i komentoi Kraja.

    “Pëkundrazi, është iluministe, thirrje për ndriqim të mendjes”, i replikoi Latifi.

    Kraja e kundërshtoi: “Jo nuk është! Peshoje mirë. Mate për vete dhe gjithkujt i bie, thoshin të moçmit”.

    Latifi ia ktheu: “Një nga pengesat kryesore që nuk i lënë njerëzit të bëjnë tutje në rrugën e diturisë e përparimit, është se ata mbesin robër të të moçmêve. Shembulli në tekstin tim flet pikërisht për këtë. Kur i thua dikujt se kjo mënyrë të menduarit të ka lënë prapa, nuk është racizëm. Êshtë këshillë e mirë. Është humanizëm”.

    “Je shumë didakik pra, meqë racizmi nuk të duket cilësim i drejtë”, iu kundërpërgjigj kryeakademiku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark