×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Hedhet shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës, kryendeshja luhet mes Ballkanit dhe Prishtinës

    Insajderi
    10 February 2022 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës para pak çastesh është bërë hedhja e shortit për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës.

    Kryendeshja e kësaj faze padyshim do të jetë në Suharekë atje ku do të përballen Ballkani dhe Prishtina.

    Duel tjetër i zjarrtë do të luhet edhe në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë mes Llapit e Gjilanit.

    Drita, skuadra gjilanase ka qenë ajo që ka pasur më së shumti fat në këtë fazë, ngase takohet me Ulpianën në Gjilan.

    Sfida tjetër është ajo ndërmjet Ramiz Sadikut dhe KEK-ut.

    Ndeshjet e këtij rrethi të evenimentit të Kupës zhvillohen në mesin e muajit mars.

    Çiftet e plota:

    Drita – Ulpiana

    Ballkani – Prishtina

    Llapi – Gjilani

    Ramiz Sadiku – KEK-u.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark