Heidi Baci ka njoftuar se do të largohet nga moderimi i emisionit “Goca dhe Gra” për t’u përqendruar në veten e saj gjatë një periudhe të vështirë.
Mbrëmjen e kaluar, ajo përfundoi episodin e saj të fundit dhe shprehu mirënjohje për ekranin dhe producentët e Top Channel për mundësinë që i ofruan.
Në fjalën e saj, Heidi sqaroi arsyet që e çuan në këtë vendim, duke theksuar se është një zgjedhje e menduar mirë.
“Vijnë momente në jetë kur duhet të jemi vetvetja. Nuk dua të krijoj polemika, por po, është një vendim i peshuar për arsye personale. Duhet të vendos prioritetet e mia dhe të shoh se ku do të jem,” tha ajo.
Ky vendim ka shkaktuar reagime pozitive nga ndjekësit dhe kolegët, të cilët e kanë mbështetur dhe inkurajuar për t’u përkushtuar ndaj vetes.