×
  • Showbiz
  • Show

    Heidi përplaset ashpër me Eglën:Dil jashtë ose do të…

    Insajderi
    25 April 2024 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pasditen e sotme, Vëllai i Madh ka vendosur t’ju japë vajzave të shtëpisë një mison të rëndësishëm. Vajzat nuk duhet të lejojnë djemtë të flenë gjumë mbrëmjen e sotme deri në orët e para të mëngjesit. Nëse vajzat arrijnë të kryejnë këtë mision, një surprizë shumë e bukur është rezervuar për to.

    Vajzat kanë nisur të ndërtojnë planin se si të mbajnë zgjuar djemtë por sipas tyre problemi më i madh është Romeo dhe Meritoni, pasi ata flenë shumë.

    Egla dhe Heidi mesa duket kanë ndërhyrë menjëherë në mision dhe kanë nisur diskutimet me njëra-tjetrën.

    Teka Egla ka qenë në suitë së bashku me Romeon, ajo ka nisur ta akuzojnë banorin se është duke përdorur Heidin.

    Egla: Asaj gocës ja ke çuar kokën tek menderja.

    Romeo: Cfarë të duhet ty me atë gocën?

    Egla: Jam grua dhe po shoh një grua tjetër.

    Heidi: Egla dil.

    Egla: Jo nuk dal.

    Heidi: Jo do dalësh ose do të shkoj tek Vëllai i Madh.

    Egla: Nuk do flini sonte.

    Heidi: Do flemë që çke me të.

    Romeo: O shpirt e ke çelësin?

    Egla: Kush je ti që të më thuash mua dil?

    Heidi: Heidi jam dhe do dalësh. Se na ke çmendur, hallet e mia do i zgjidhësh ti.

    Egla: Ti sot nuk fle.

    Romeo: Kush je ti?

    Egla: Kjo shtëpi nuk ka çelësa dhe nuk do flesh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark