Insajderi
Lajme

Hekuran Murati i jep ‘mundësi’ atyre që e kritikuan të tërhiqen nga 100-shja për fëmijë

Insajderi
25 December 2024 - 14:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hekuran Murati i jep ‘mundësi’ atyre që e kritikuan të tërhiqen nga 100-shja për fëmijë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se kanë përgatitur formularin për ata prindër që vullnetarisht nuk duan t’i marrin 100 euro për fëmijë.

Murati madje është tallur me taksat e qytetarëve duke thënë “Jam i bindur që disa deputetë të opozitës dhe disa analistë do të jenë të parët që do ta plotësojnë 😊“.

Tutje ai është shprehur se shtesat e fundvitit për fëmijë e për pensionistë janë mirëpritur nga shumë qytetarë.

Por që sipas tij ka edhe prej atyre që deklarojnë se shtesat e tilla ata nuk do duhej t’i merrnin sepse nuk kanë nevojë.

“Për ta mundësuar heqjen nga lista e përfitimit të shtesës së njëhershme prej 100 euro për fëmijë e për pensionistë, kemi përgatitur formularin online ku secili që dëshiron vullnetarisht të heq dorë, mund ta bëjë këtë për 2 minuta, duke plotësuar formularin në vijim:”, shkroi ai duke publikuar këtë formular.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark