×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Helmime masive të qenve në Mitrovicë të Veriut”, Policia ende nuk ka filluar hetimet

    Insajderi
    07 March 2023 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dje është raportuar se vikendin që lamë pas shumë trupa të qenve të pajetë janë gjetur rrugëve të Mitrovicës së Veriut, madje një prej tyre edhe afër një shkolle fillore.

    Në lidhje me këtë çështje zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, ka thënë se ende nuk është hap rast policorë.

    “Jo nuk është hapur rast, nuk kemi pas të raportuar diçka, por këtë informacion do ta trajtojmë”, ka deklaruar Hoti për Gazetën Insajderi.

    Ndërkaq, Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Šapa” ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes dhe në rast se shohin ndonjë gjë të çuditshme ta inqizojnë, raporton Kossev, përcjell Insajderi./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    02 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark