×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Helmimi i qytetarëve në Malishevë, kryetari i Suharekës ofron gatishmërinë për t’iu dalë në ndihmë

    Insajderi
    15 October 2023 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas helmimit të 205 qytetarëve në një lokal në Malishevë, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar këtë komunë.

    Kryetari Muharremaj ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar Komunën e Malishevës, pas situatës së helmimit të 158 qytetarëve.

    Natyrisht besojmë, që institucionet shëndetësore në Komunën e Malishevës do t’ia dalin me situatën e fundit të helmimit, dhe se me profesionalizëm po punohet në tejkalimin e kësaj situatë”.

    Megjithatë ekipet tona shëndetësore nga komuna jonë, janë të gatshme t’ju ndihmojnë dhe asistojnë kurdo që e kanë të nevojshme. Për këtë rast kam biseduar edhe me Kryetarin z.Ekrem Kastrati, duke e shprehur gatishmërinë tonë”, ka shkruar Muharremaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark