×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Heqja e urdhërarrestit ndaj Radoiçiqit, Basha kryeprokurorit Isufaj/ Cili ishte sekreti me leju të lirë?

    Insajderi
    05 January 2024 - 17:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka kërkuar sqarime nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajt, për dhënien e pëlqimit për heqjen e urdhërarrestit ndaj Radoiçiqit.

    “Prokuroria në Serbi e lë Radojçiqin të qarkullojë lirshëm! Edhe në Kosovë njëjtë, Prokuroria jonë ia pati tërhequr fletarrestin derisa ai kontrollonte krimin në veri!”, ka shkruar ai.

    Rikujtojmë se ditë më parë Isufaj në një konferencë për media ka thënë se tërheqja e urdhërarrestit është bërë me miratimin e tij, por që nuk mund të tregojë arsyet se pse ka ndodhur ajo

    Tutje, deputeti i VV-së ka thënë se “nuk pres me na tregu kryeprokurori në Beograd pse e kanë liruar një terrorist, por pres që kryeprokurori Prokurorisë Speciale në Kosovë, përkatësisht Blerim Isufaj, me na tregu cili ishte sekreti me leju Radojçiçin të lirë?!”.

    “Kryeprokuror, çka do që na tregon nuk është më sekrete, përndryshe më shqetëson fakti që Prokuroria jonë dhe ajo në Beograd ka trajtim të njëjtë ndaj një krimineli si Radojçiç!”, është shprehur Basha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark