×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Heshtja ime është protestë”- Çka po thotë deputeti i VV-së, që s’foli kurrë në Kuvend më 2023-ën?

    Insajderi
    17 January 2024 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, e ka vlerësuar heshtjen e tij si protestë. Kjo, pasi që ai ishte nga deputetët që s’e foli asnjë fjalë në Kuvendin e Kosovës më 2023-ën.

    Uka reagimin e ka bërë në ‘Facebook’, duke aluduar se e folura e tij po i pengon dikuj, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Kur zëri im është “pengesë”, heshtja ime është protestë!”, ka shkruar ai.

    “Kur më shumë ka vlerë forma se sa përmbajtja, e më e çmueshme është sekuenca se sa procesi… ndodhë edhe kjo!”, vijon deputeti Uka.

    Fitim Uka, deputet i VV-së, asnjëherë s’e mori fjalën në seancat e mbajtura në Kuvendin e Kosovës përgjatë 2023-ës.

    Uka në zgjedhjet parlamentare të 2021-ës i pati marrë 12,178 vota. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark