×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Heshtja mbron dhunën

    Insajderi
    25 November 2020 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkruan: Hana Llabjani

    Në Ditës Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave, Federata e Sindikatave të Shendetesisë së Kosovës vazhdon në angazhimin e saj të fuqishëm në promovimin e barazisë gjinore dhe luftën kundër të gjitha formave të diskriminimit dhe dhunës ndaj grave dhe vajzave.


    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në Kontratën Kolektive Sektoriale ku të punësuarat pranë institucioneve shëndetësore, gëzojnë të drejta dhe mbrojtje nga përfaqësuesit ligjor në rast të diskriminimit në vendin e punës.


    Të drejtat e femrës së punësuar në institucione shëndetësore mbrohen sipas Kontratës Kolektive Sektoriale siç janë: E drejta e pushimit të lehonisë, pushimet e gjidhënies, orarin e shkurtuar, të drejtat e nënave vetëushqyese.
    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ndihmon dhe mbron viktimat e diskriminimit eventual nga format e ndryshme të diskriminimit siç janë: Prekjet shtrëngimet, gjestet, sulmet, shakat vulgare, komente te ndryshme seksuale, veshjen, jeten private etj.


    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosoves inkurajon të gjitha të punësuarat që të ngrisin zërin kundrejt të çfaredo forme të diskriminimit, dhunes apo ngacmimit seksual në vendin e punës.


    Vizioni dhe Misioni i FSSHK-së është Subjekt mbrojtës dhe solidar për të gjithë punëtorët shëndetësorë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark