Futbollisti i njohur nga Kosova, Përparim Hetemaj, do ta vazhdojë karrierën e tij në Itali.
Pas dy viteve të kaluara te Benvento, futbollisti me nënshtetësi finlandeze ka nënshkruar sot me Regginan.
34-vjeçari nga Skenderaj ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2022.
Përparim Hetemaj gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadrat si Chievo, Bresica, Twente, AEK e HJK Helsinki.
Hetemaj numëron edhe 49 paraqitje me Kombëtaren A të Finlandës. /Zeri.info