×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hetemi: Kur të më merr malli me shku në shtëpi, shkoj

    Insajderi
    20 November 2023 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj që kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, jeton brenda ndërtesës së komunës. Hetemi, gjatë interviste ka thënë se është takuar vetëm me djalin dhe vajzën e vogël, por jo me ndonjë familjar tjetër.

    “Takimet me familje, përpos me djalin dhe çikën e vogël që na kanë vizitu këtu brenda ditës me punëtorë, takime me familjarë tjerë s’kam pas.

    Ai u pyet nëse e ka marrë malli të shkojë në shtëpi.

    “Jo, kur t’më merr malli shkoj unë kur të du”, tha ai.

    Hetemi tha se nuk lëshon pe.

    “E apeloj kryeministrin dhe Qeverinë e Kosovës dhe të gjithë njerëzit që të mos lësjojnë pe, sepse Banjska ka ndryshuar gjithçka në favor të Kosovës”, ka thënë Hetemi për T7.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark