×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hetemi: Veriu është në dorën e Qeverisë

    Insajderi
    16 January 2024 - 18:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka folur për gjendjen në veri sipas tij veriu i vendit është në dorën e Qeverisë së Kosovës.

    “Kur janë bërë shtatë muaj ditë unë e kam bërë një test, jemi dalë në Mitrovicë, jemi kthyer pa problem hiq dhe Vitin e Ri e kam pritur me Policinë e Kosovës, në ditën e tretë të Vitit të Ri kam shkuar në familje. Kështu që jam duke udhëtuar për çdo ditë”, ka thënë Hetemi.

    Hetemi ka thënë se tashmë qytetarët e Leposaviqit po shërbehen në Komunë dhe po kërkojnë ndihmë nga shteti i Kosovës, duke shtuar se të gjitha shërbimet mund të kryhen.

    “Të gjitha zyret nga fshatrat që i kemi pasur zyret alternative që 23 vjet i kemi sjellur këtu në Komunë. Qytetari serb i Leposaviqit e ka mundësinë të vie këtu, të gjitha zyret edhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme…Të gjitha shërbimet tjera, edhe para Vitit të Ri i kemi shpërndarë diku 438 mijë euro subvencione në bujqësi dhe asistencë sociale – njerëzit e sëmurë dhe fëmijë, dhe për studentët kemi shpërndarë bursa”, ka thënë tutje kryetari i Komunës së Leposaviqi në RTV Dukagjini.

    Ndërsa për peticionin për largimin e kryetarëve të veriut, ai është shprehur se është diskutuar rreth kësaj iniciative por sipas tij, ende nuk ka diqka konkrete.

    “Nuk ka diqka konkrete. Para tri ditëve ia kam lëshuar një vendim që e kanë kërkuar ku do të mbahet peticioni, këtu para Komunës ia kemi liruar këtë sheshin këtu. Nuk ka problem, do t’i mbledhin. Ne jemi këtu për t’i respektuar ligjet e shtetit të Kosovës”, ka shtuar ai, duke theksuar se ende nuk ka filluar nënshkrimi i tyre.

    Hetemi është shprehur se kjo situatë nuk paraqet fare problem, derisa ka potencuar se janë për zgjedhje dhe jo për bllokime të shtetit të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark