×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Hetim antimonopol kundër Google

    Insajderi
    02 June 2019 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria amerikane e Drejtësisë po përgatit një hetim antimonopol kundër Google, që në Evropë është prekur nga gjoba të rënda për praktika kundër konkurrencës, njoftoi dje “Wall Street Journal”.

    “Divizioni i ngarkuar me çështjet kundër monopolit po përgatitet të shqyrtojë nga afër praktikat tregtare të Google për sa i përket motorit të tij të kërkimit dhe aktiviteteve të tjera”, sipas burimesh të cituara nga e përditshmja amerikane.

    Komisioni Federal i Tregtisë (FTC), që ndan bashkë me Ministrinë e Drejtësisë rolin e autoritetit të konkurrencës, kishte zhvilluar para disa vitesh një hetim të gjerë në mjediset e Google në lidhje me kërkimin në internet dhe publicitetin para se ta mbyllte në vitin 2013 pa penalizim.

    Komisioni Europian gjobiti me një shumë të konsiderueshme më 20 mars për herë të tretë në dy vite Google, duke e akuzuar për praktika kundër konkurrencës në Bashkimin Evropian./ATSH/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark