×
Show

Hetuesi i vdekjes së 2Pac thotë se ekziston një e vërtetë tjetër për vrasjen e reperit të njohur

Insajderi
16 November 2018 - 14:45
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Hetuesi i çështjes se vrasjes se reperit me famë botërore Tupak Shakur, ka folur rreth vrasjes.

Greg Kading është marrë për shumë vite me rastin e vrasjes së Tupak dhe Biggie. Kading në një intervistë, ai tha se  Tupak është qëlluar nga Orlando Anderson dhe kjo ka ndodhur për shkak të përplasjes së te dy bandave të cilët kishin mosmarrëveshje për dy vite.

“Orlando Anderson është absolutisht vrasësi i Tupakut”, tha ai.

“Natën në të cilen është vrarë Tupac,  Anderson ka qenë i ulur mbrapa në makin. Pra kanë qenë Combs, Martin, Keefe D i cili poashtu ishte në makinë i cili  ka udhëzuar  duke ja jepur armen nipit të  tij Anderson që pastaj ai qëlloi në drejtim të Tupakut. Në vitin 1998 Anderson gjatë mbledhjes se parave të drogës, gjatë larjes së makinës së tij ai hyri në një përleshje dhe mbeti i vrarë kjo është arsyeja që ai i ka shpëtuar dënimi”, tha Greg për “Vice”/Insajder.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark