×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Hetuesit thonë se softueri i Boeing 737 Max ka vrarë 346 persona

    Insajderi
    04 April 2019 - 08:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një raport i publikuar nga autoritetet Etiopiane thotë se ka mjaftueshëm prova që konfirmojnë rrëzimin e datës 10 Mars nga softueri i dizajnuar për të mbajtur nën kontroll 737 Max.

    Softueri i Boeing që duhej të mbronte 737 Max nga humbja e kontrollit për shkak të ngjitjes së shpejtë në lartësi, ka qenë ai që ka rrëzuar të paktën dy avionë dhe vrarë mëse 300 persona.

    Një raport i publikuar nga autoritetet Etiopiane thotë se ka mjaftueshëm prova që konfirmojnë rrëzimin e datës 10 Mars nga softueri i dizajnuar për të mbajtur nën kontroll 737 Max.

    I njohur si MCAS, ai mendohet se është shkaktari i humbjes së 346 jetëve në dy incidente në pesë muaj.

     

    Nuk dihet nëse pilotët e avionit Ethiopian Airlines kanë vendosur të aktivizojnë manualisht sistemin pasi e kanë çaktivizuar më parë. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters një hetues tha se kishte hulumtuar nëse softueri ka filluar të punojë vetë pa ndërhyrjen e njeriut.

     

    Rrëzimi i avionit të Ethiopian Airlines çoi në ndalimin e të gjitha fluturimeve të 737 Max. Boeing po kalon mbase periudhën më të vështirë ndërsa ka marrë mëse 5,000 porosi për këtë model.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark