×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    HIB: Fermerët e Komunës së Ferizaj blejnë derivatet për 6 cent më lirë!

    Insajderi
    28 May 2019 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Marrëveshja e arritur gati një vit më parë në mes Komunës së Ferizajt dhe Kompanisë “HIB Petrol” që garanton çmim më të ulët të derivateve për bujqit dhe fermerët ferizajas është ripërtërirë.

    Ndryshe nga viti i kaluar që ky çmim ishte 5 cent më lirë sesa çmimi i tregut të derivateve në pikën furnizuese për bujqit dhe fermerët, këtë vit është ulur për 6 cent më lirë në litër. Për ta konkretizuar këtë bashkëpunim me dobi të jashtëzakonshme për xhepin e fermerëve dhe bujqve ferizajas, sot u nënshkrua marrëveshja e re e bashkëpunimit mes Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe Fisnik Thaçit përfaqësues nga kompania “HIB Petrol”.

    I pari i Ferizajt, Agim Aliu me këtë rast tha se në kuadër të politikave për mbështetjen e bujqësisë dhe fuqizimin e bujqve e fermerëve po realizohet kjo nismë, pa lënë anash edhe një varg hapash që do të ndërmerren në përmbushje të objektivave tona qeverisëse në këtë fushë.

    Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami i pranishëm në këtë ceremoni të nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Komunës së Ferizajt dhe gjigandit “HIB Petrol” tha se kjo nismë ka rezultuar me efekte jashtëzakonisht pozitive tek fermerët dhe bujqit, të cilët kanë mirëpritur bashkëpunimin në këtë pikëpamje.

    Përfaqësuesit e Kompanisë “HIB Petrol”, Fisnik Thaçi dhe Astrit Sahiti thanë se kjo marrëveshje ka ardhur si rezultat i një angazhimi të frytshëm në mes Komunës së Ferizajt dhe kompanisë që përfaqëson dhe se ndërmarrje të tilla të lehtësirave për bujqit e fermerët do të planifikohen edhe në të ardhmen.

    Bujqit e fermerët ferizajas përmes kësaj marrëveshje bashkëpunimi kanë mundësinë që të furnizohen me 6 cent më lirë sesa çmimi i tregut të derivateve në të gjitha pikat e furnizimit të kompanisë “HIB Petrol”, kurse Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, ka obligimin të bëj rifreskimin e listës së bujqve dhe fermerëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark