Në ndejën e fundvitit me gazetarë që ka bërë HIB Petrol në tridhjetë vjetorin e themelimit, u tha se sukseset dhe arritjet e kësaj kompanie janë bërë falë bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira me mediat, partnerët afaristë dhe konsumatorët.
Ibrahim Bucaliu, pronar i HIB Petrol, tha se bashkëpunimi me media është shumë i rëndësishëm për çdo biznes, dhe porositi për vazhdimin e një bashkëpunimi të tillë të suksesshëm edhe në të ardhmen.
“Unë si themelues i korporatës gjithmonë jam munduar të ndërtoj marrëdhënie të shëndosha me konsumatorët dhe partnerët afaristë”, tha ai.
Në fund u lansua një video ku tregon sukseset e kësaj kompanie gjatë këtyre tridhjetë vjetëve.