Kupa FA është gara më e vjetër në historinë e futbollit dhe tanimë është hedhur shorti për raundin e 1/32-ve, ku nuk kanë munguar befasitë dhe përballjet interesante.
Në këtë raund do të zbresin në fushën e lojës edhe skuadrat e mëdha të futbollit anglez, teksa kryefjala është pa diskutim përballja Arsenal-Liverpool, me skuadrat që do të debutojnë në këtë sezon pikërisht përballë njëra tjetrës, në takim e planifikuar për datën 6 janar.
Manchester United, finalistët e sezonit të kaluar do të matin forcat përballë Wigan në udhëtim, ndërsa Chelsea pret në shtëpi skuadrën e Preston.
Kampionët në fuqi, Manchester City do të luajë ndaj Huddersfield, ndërsa Tottenham do të presë në shtëpi skuadrën e Burnleyt.
Një tjetër sfidë interesante është ajo midis dy ekipeve të Ligës Premier, Crystal Palace–Everton dhe në këtë raund spikatin përballje si, Stoke City-Brighton, Sunderland-Newcastle apo edhe Brentford-Wolves.
Ky raund është planifikuar për t’u luajtur në ditët e para të muajit janar të vitit të ardhshëm.
Kampionët në fuqi, Manchester City do të luajë ndaj Huddersfield, ndërsa Tottenham do të presë në shtëpi skuadrën e Burnleyt.
Një tjetër sfidë interesante është ajo midis dy ekipeve të Ligës Premier, Crystal Palace–Everton dhe në këtë raund spikatin përballje si, Stoke City-Brighton, Sunderland-Newcastle apo edhe Brentford-Wolves.
Ky raund është planifikuar për t’u luajtur në ditët e para të muajit janar të vitit të ardhshëm. /Telegrafi