×
  • Lajme
  • Lajme

    Hidrocentralet “masakrojnë” lumin në Valbona

    Insajderi
    01 April 2016 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Punimet skaj dhe brenda lumit në Valbonë, me qëllim ndërtimin e hidrocentraleve, janë një shpresë për përmirësim të gjendjes së ujit të pijes por e kanë shkatërruar natyrën.

    Parku Kombëtar i Valbonës, i cili vitet e fundit po tërheq shumë turistë vendas dhe të huaj, konsiderohet se po i prishet peizazhi natyror sepse koncesionet e dhëna për ndërtimin e hidrocentraleve, do të dëmtojnë turizmin dhe vetë ekosistemin e parkut.

    Në këtë pjesë ku pritet të ndërtohen 11 hidrocentrale në gjatësinë e 25 kilometrave, sipas banorëve do të thotë dënim kapital për lumin e njohur në mbarë viset shqiptare.

    vabona3

    Madje ndërtimi i 11 hidrocentraleve(bashkë me një ekzistues), vlerësohet të jetë një masakër ekologjike dhe shkatërrim i turizmit të kësaj zone.

    “Të shkatërrohet Valbona me vullnet të lirë në vitin 2016, është e pafalshme, është një masakër ekologjike e aprovuar nga shteti shqiptar. Kjo është e papranueshme. Banorët jo vetëm që do të humbin turizmin që sjell përfitime dhe ka pasur impakt të madh në ekonominë e zonës, por do të jetë edhe katastrofë ekologjike, pasi ndalimi i rrjedhës direkt do të zhdukë përgjithmonë troftën e famshme të Valbonës dhe do të ndikojë në gjithë eko-sistemin e kësaj Lugine përrallore”, pretendon Ilir Seci.

    valbona2

    Po ashtu edhe përfaqësuesit e shoqatave ambientaliste në Tiranë, e cilësojnë ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar si një krim mjedisor kombëtar.

    Megjithatë, Qeveria e Shqipërisë nuk i informoi paraprakisht banorët për projekte të tilla. E këta të fundit janë të shqetësuar se Parku Kombëtar po dëmtohet.

    Për këtë shkak, jo vetëm komuniteti lokal, por edhe i gjithë komuniteti i shoqërisë civile është shprehur kundër këtyre ndërtimeve.

    Parku Kombëtar i Valbonës, në rrethin e Tropojës, shtrihet përgjatë Luginës së Valbonës, dhe ka një sipërfaqe prej 8000 hektarësh./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark