Gonzalo Higuain, sulmuesi i Inter Miami, duket se nuk e ka humbur vesin e golit dhe kjo është parë natën mes së shtunës dhe së dielës. Futnollisti argjentinas ka qenë protagonist absolut gjatë natës me një tregolësh prej kampioni të vërtetë.
Ndeshja ka përfunduar 4-4 dhe tre gola nga Pipita. Ish-sulmuesi i Juventus-it, kundër Cincinnati-t, e ka shënuar golin e parë me një goditje dënimi të mrekullueshme.
Më pas ka ardhur goli klasik i një qendërsulmuesi me eksperiencë, shmangie e portierit dhe 2-1.
Në fundin e ndeshjes ka patur kohë edhe për emocione të tjera, por Higuain është ndalur në tre gola. Ka qenë, në fakt, mbrojtësi McVey që ka shënuar golin e barazimit 4-4 në minutën e 97-të.
Duhet theksuar se golat e ish-sulmuesit të Juventus-it kanë ardhur të gjitha në pjesën e parë të ndeshjes. Ky ka qenë tregolëshi i parë i Pipita-s në MLS. Në rrjetet sociale është bërë virale kryesisht goditja e tij e dënimit, ose më saktë goli i parë i mbrëmjes i shënuar nga argjentinasi.