Hiking-u, apo ecja e gjatë në natyrë, është një mënyrë e mirë për të marrë pak ajër të pastër dhe për të qëndruar në formë, por a e keni ditur se ky sport po ashtu mund ta ndikojë edhe trurin tuaj.
Hiking, përveq largimit të stresit, përmirëson gjithashtu sistemin kardiovaskularë, rrit imunitetin, rritë kreativitetin dhe aftësinë e fokusimit.
Duke u bazuar në faktet e lartpërmendura, psikologët kanë konkluduar se Hiking dhe aktivitetet e tjera në natyrë janë pjesë integrale dhe shumë e rëndësishme e shëndetit të mirë fizik dhe mendorë.
3 efektet e Hiking në trurin e njeriut:
Hiking përmirëson mirëqenien tuaj
Hulumtuesit kanë zbuluar se hiking-u mund ti ndihmojë njerëzit të tejkalojnë periudhat e vështira depresive dhe tendencat për vetëvrasje.
Një studim i vitit 2015 kishte zbuluar se ecja në natyrë për vetëm 90 minuta në ditë, do të rritë mendimet pozitive dhe do të reduktojë aktivitetet nervore përgjegjëse për sëmundjet mendore.
Një nga autorët e këti studimi kishte deklaruar se : “Jetesa në natyrë, larg nga zhurma, biznesi dhe teknologjia, mund të ju lejojë njerëzve të lidhen më shumë me vetveten dhe natyrën dhe në këtë mënyrë të reflektojnë më shumë paqe dhe ndjesi të mira”, shkruan shëndetisot.com
Hinking stimulon kreativitetin dhe rritë aftësinë për zgjedhjen e problemeve
Hulumtuesit kanë zbuluar se ecja në natyrë mund të rrisë kreativitetin dhe aftësinë për zgjedhjen e problemeve deri në 50%.
David Devjuar-profesor i psikologjisë në Universitetin Utah, ka shtuar: “Mendja e njeriut ndikohet shumë nga mjedisi në të cilën jeton. Nuk është e shëndetshme dhe as e dobishme që të bëheni skllevër të teknologjisë”.
Studiuesit kanë spekuluar se shmangia e teknologjisë, mund të nxisë të menduarit kreativ dhe të rrisë aftësinë e zgjedhjes së problemeve, aftësi të cilat nuk nxiten nga qëndrimi para ekranit të komjuterit.
Hiking përmirëson “ADHD” (çrregullimin e përqendrimit) tek fëmijët
Disa studime të bëra nga Universiteti i Illinois, kanë gjetur se përderisa video lojërat dhe shikimi i televizionit mund të rrrisë simptomat e ADHD, Hiking dhe aktivitetet tjera në natyrë ndikojnë duke i lehërsuar këto simptoma.
Autroët e studimit kanë shtuar se ecja në natyrë, mund të jetë po aq efektive sa edhe barërat dhe terapitë tjera mjekësore që marrin fëmijët me këtë çrregullim mendorë./Insajderi.com