×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hill thotë se SHBA-ja ka pranuar kërkësën e Kosovës për blerjen e raketave antitank “Javelin”

    Insajderi
    11 January 2024 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    SHBA-ja ka aprovuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave anti-tank “Javelin”. Kështu të paktën ka thënë ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, sipas një komunikate të presidencës së Serbisë.

    Komunikata që njofton për takimin e Vuçiqit me Hillin thuhet se përfaqësuesi diplomatik i SHBA-së ka thënë se është pranuar kërkesa e Prishtinës zyrtare për blerjen e këtyre raketave, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Me këtë rast, ambasadori Hill e njoftoi presidentin Vuçiq për vendimin amerikan për të pranuar kërkesën e Prishtinës për blerjen e raketave antitank Javelin. Siç tha ambasadorja Hill, Departamenti i Shtetit do t’ia dërgojë kërkesën e Prishtinës Kongresit Amerikan, i cili fillon procedurën zyrtare”, thuhet në njoftimin e presidencës serbe.

    Vuçiq tha se ky informacion është një zhgënjim i madh për Serbinë.

    Zyrtarët qeveritarë të Kosovës nuk kanë dhënë asnjë informacion lidhur me këtë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark