×
  • Biznes
  • Biznes

    Hipermarketi pa produkte serbe jep lajmin e madh për qytetarët e Ferizajt

    Insajderi
    22 May 2024 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përmes një njoftimi, është bërë e ditur se të shtunën në Ferizaj do të hapet pika e re e hipermarektit “Plus Market”. Hapja fillon në orën 10:00 në rrugën Cen Dugolli, tek objekti Gorenje.

    Me një pamje atraktive dhe shumë produkte të freskëta vendore dhe të tjera produkte të cilat i sjellim nga vende të ndryshme të botës, që do të jenë gjithashtu pjesë e hipermarektit të ri, konsumatorët e kësaj lagjeje e kanë më të lehtë të furnizohen duke i përmbushur kërkesat e tyre ditore. “Plus Market” vazhdon të jetë hipermarketi i vetëm në Kosovë pa produkte serbe.

    Ne ju ftojmë që të bëheni pjesë e hapjes tonë, dhe ju ftojmë të përfitoni nga ofertat speciale të shumta që ju dhurojmë, një gamë të madhe të produkteve, shërbim cilësor, çmimet më të mira në treg dhe shumë befasi tjera do ti gjeni tek “Plus Market”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark