×
  • Sport
  • Sport

    Hipokrizia e FSHF-së, në 20 vite nuk kemi nxjerrë një trajner shqiptar për Kombëtaren

    Insajderi
    05 January 2023 - 19:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ardhja e një trajneri të huaj në krye të Kombëtares nuk është fundi i botës sepse kjo ndodh shpesh në futboll, madje kemi parë që Anglia të punësojë italianin Fabio Kapelo. Por nëse e lidhim me ekipin kombëtar tonin, në 20 vite, Duka vazhdon të mos i besojë një shqiptari dhe po ashtu nuk arrin dot të kualifikojë dy-tre trajnerë në arenën europiane.

    Kjo është edhe një pikë tjetër e dështimit të futbollit shqiptar.

    A nuk mund t’iu japë FSHF-ja një ndihmës dy-tre trajnerëve për të marrë leksione ekstra në shkollat më të mira të trajnerëve sot për sot, apo të lobojë që më të dalluarit, pse jo, të drejtojnë edhe ndonjë ekip në Europë që të përgatiten dhe më vonë të jenë ndoshta edhe gati për të drejtuar Kombëtaren, shkruan Panorama Sport.

    Në 20 vite nuk është nxjerrë një trajner. Nëse vijmë te zgjedhja e fundit e stolit, që është për të nëntën herë një i huaj, dhe që mbi 90% të lojtarëve të Kombëtares janë formuar jashtë, nga ana tjetër dy trajnerët më të suksesshëm që kanë arritur edhe grupet e një kompeticioni europian si Ilir Daja dhe Mirel Josa, nuk futen fare te kjo pjesë?

    Po Besnik Hasi, i cili ka qenë edhe ish-lojtar i ekipit kombëtar, është shpallur trajneri më i mirë i vitit në Belgjikë, ka fituar titullin kampion me Anderlehtin, ka drejtuar Olimpiakosin, nuk merret në konsideratë.

    Atëherë lind pyetja, çfarë ka Besnik Hasi më pak se Silvinjo?

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark