×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Hiqen vizat mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit

    Insajderi
    01 March 2024 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Besart Kadia dhe zëvendës Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Fariz Rzayev kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Azerbajxhanit.

    Lajmin e ka bërë të ditur Ambasadori i Azerbejxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov nëpërmjet një postimi në rrjetin social X.

    “Fariz Rzayev, Zëvendës Ministër i Jashtëm i Azerbajxhanit, dhe Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Besart Kadia, folën për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona, me fokus ndërveprimin ekonomik dhe kontaktet mes njerëzve. Takimi pasoi me nënshkrimin e marrëveshjes për përjashtimin e vizave – një tjetër kontribut i fuqishëm në marrëdhëniet dypalëshe”, shkruan ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark