×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Historia e dhimbshme e dy grave – Xhaxhai përzë mbesën e kunatën nga prona e tyre pas vdekjes së vëllait, Ai jeton i lumtur si biznesmen, ato jetojnë me social

    Insajderi
    24 May 2024 - 20:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I vdiq babai kur ishte 9 muajsh. Asaj duhej t’i takonte një e pesta e pronës së gjyshit, por ka vite që Dea Osmanaj është nëpër gjyqe me axhën e saj që ia shfrytëzon tokën. Madje, ai ka marrë edhe para nga shteti. Mori para nga Ministria e Bujqësi edhe pasi që Gjykata vendosi masë të sigurisë. Ndërkohë ajo dhe nëna e saj jetojnë nga sociali.

    Dokumente dhe rrëfimin e saj mund t’i shihni në këtë hulumtim të Gazetës Insajderi.

    “Ata i thanë nanës ti ece se je e re, për vajzën kemi me u kujdes gjithmonë, e asnjëherë nuk e bën”, thotë Dea Osmanaj për Insajderi derisa shpjegon se si përfundoi në një proces gjyqësor me xhaxhain e saj, Enver Osmanaj.

    “Çdo herë nana më ka fol mirë për ta, pavarësisht se çka ndodhë, ata janë gjaku ytë, diçka që baba të ka lënë”, vijon tutje Dea derisa thekson se do të luftojë për drejtën e saj që iu ka mohuar tash e 21 vite.

    Një përgjigje e kemi pranuar edhe nga Enver Osmanaj, i cili në disa media paraqitej si biznesmen, ndërkohë për Insajderin tha se “mezi po i mbajë fëmijët e mijë”.

    Për rastin janë deklaruar edhe nga Ministria e Bujqësisë por edhe avokatja e rastit, Aurora Mulhaxha.

    Për më tepër ndiqni storien e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark