×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Historia e fanellës 1+8, Zamorano e rikujton/ Ishte më e shitura

    Insajderi
    30 July 2022 - 20:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-sulmuesi i Interit, Ivan Zamorano, teksa po fliste për karrierën e tij të gjatë në mikrofonat e “TyC Sports”, u ndal gjithashtu në historinë e fanellës së famshme 1+8, të veshur nga sezoni 1998-1999.

    “Vitin e parë, kur Ronaldo iu bashkua Interit, askush nuk më tha asgjë, unë vazhdova të luaja me numrin 9, Ronaldo vendosi mbi shpinë numrin 10. Ne patëm mundësinë të fitonim Kupën UEFA në Paris, kundër Lazios, me golat e mi, të tij dhe të Javier Zanettit. Ishte një festë e Amerikës së Jugut. Pas Kupës së Botës në Francë, Ronaldo ishte në një nivel moral shumë të ulët. Në një moment, Sandro Mazzola më vjen dhe më thotë: “Ivan, pse të mos ia japim Ronaldos nëntën? Pra, le të ngremë moralin e tij.” E pyeta se me cilën fanellë do të luaja dhe Mazzola gjeti përgjigjen: “Pse nuk e përdor 18-shin duke vendosur një plus në mes?”

    Pranova menjëherë. Në fillim përdora një ngjitës për të bërë shenjën plus, më pas, nga ndeshja e pestë, Nike prodhoi fanellën time me 1+8.

    “Ngjitës, por tashmë nga ndeshja e pestë Nike filloi të prodhonte fanellën time 1+8. Është fanella më e shitur në historinë e futbollit.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark