×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Historia e nisjes së luftës kundër ekstremizmit islamik në Amerikë

    Insajderi
    16 June 2016 - 23:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në vitin 2003, departamenti i policisë të qytetit New York krijoi një njësi të fshehtë duke dërguar policë pa uniformë në biznese myslimane, shoqata studentore, bamirëse, dhe xhami për të spinuar komunitetin islam.

    Nxitur nga një oficer i CIA-s, “Njësia Demografia” ishte për të identifikuar vendet e mundshme ku një terrorist mund të bashkohej me popullsi myslimanë në rajonin e New York-ut.

    SHBA jetonte ende me ndjenjat tronditje të sulmeve të 11 Shtatorit 2001 dhe përpiqej për të gjetur një pikëmbështetje në peisazhin e transformuar me shpejtësi të kundërterrorizmit.

    Sipas një raporti të American Civil Liberties Union, oficerëve iu tha që të angazhohen në biseda me udhëheqes myslimanë të komunitetit, studentë, adhurues në xhami dhe shoqata islamike dhe të përpiqen të mësojne se çfarë mendojnë ata për SHBA-në dhe politikën e jashtme. Ata zhvilluan harta, morën fotografi dhe krijuan një bazë të dhënash të lagjeve që kishte një numër të konsiderueshëm të 28 lloj grupe njerëzish të klasifikuar “me prejardhe interesante”.

    Rezultati ishte krijimi i një hartë të dhënash ku jetonin myslimanët, dyqanet, xhamitë dhe vendet e tyre të punës.

    Një publikim i këtij programi nga Associated Press më 2011 shkaktoi një reagim të ashpër, si dhe dy padi federale të cilat u vendosën përfundimisht nga gjykata. Gjatë dëshmisë, ndihmës shefi i policisë Thomas Galati pranoi se asnjë nga informacionet e mbledhura nga programi i mbikqyrjes nuk ka shkaktuar kurrë në hetim.

    “Unë kurrë nuk u nisa nga epërsia prej retorikës që erdhi nga raporti, dhe jam këtu që nga viti 2006. Unë nuk di se ç’kanë bërë të tjerët para ardhjes time”, tha ai.

    Në vitin 2014, Kryetari i sapozgjedhur Bill de Blasio e shpërbëu Njësinë Demografike.

    Të metat e programit

    Por ideja e mbikqyrjes në masë nuk është braktisur. Pas sulmeve të grupit Shteti Islamik në Paris nëntorin e kaluar dhe lirimin e një video që sugjeronte se New York e kishte radhën, kandidati i pritshëm republikan për president, Donald Trump i sugjeroi qytetit rifillimin e programit. Këtë javë, Trump e përmendi përsëri mbikëqyrjen e xhamive dhe komuniteteve myslimane, pasi një njeri besnik i ISIS hapi zjarr vdekjeprurës në Orlando, Florida.

    “Zbatimi i ligjit duhet të fokusohet në veprimtari kriminale dhe jo ideologji”, thotë Faiza Patel e Qendrës Brennan për Drejtësi në universitetin e New Yorkut. “Mendoj se ideologjia largon vemendjen nga ajo që ju duhet të bëni për të zbuluar komplote terroriste, ” tha ajo për Zërin e Amerikës.

    “Supozoni se policët vendosën se do të shkojnë pas mafias duke hyrë në çdo shtëpi italiane-amerikane në kërkim për dëshmi se dikush në familje punonte me mafian”, shkroi prof. Patel në vitin 2015. “Motivi i policisë është të luftojë krimin e organizuar . Por metoda e arritjes së këtij objektivi – duke vënë në shënjestër një grup të veçantë etnik – shkel garancitë e Kushtetutës për mbrojtje të barabartë.”

    Zonja Patel thotë se programi ka pasur një efekt frenues mbi komunitetin mysliman në Nju Jork. Xhamitë kanë qenë tradicionalisht vende të hapura dhe mikpritëse për të huajt. Tani të ftuarit dhe vizitorët shpesh trajtohen me dyshim. Dhe të gjithë e shohin njeri-tjetrin me frikë.

    “Ajo që kemi parë dhe ajo që është dokumentuar tregon se njerëzit nuk e përdorimin më xhaminë si qendër të komunitetit, i tha ajo Zërit të Amerikës. “Pra, ata do të shkojnë në xhami dhe do të përmbushin detyrimet e tyre fetare, por më pas do të shkojnë menjëherë në shtëpi.”

    Profesor Patel thotë se si rezultat, komuniteti mysliman po humbet aftësinë për të ruajtur veten.

    “Komuniteti Mysliman Amerikan gjithmonë ka njoftuar policinë kur ka patur shqetësime të vërteta,” tha ajo. “Unë mendoj se një studim në vitin 2011 tregon se dyzet për qind e komploteve terroriste u bllokuan falë kallzimeve nga komuniteti mysliman.”

    Familjet e forta dhe komunitetet

    Të gjithë ekspertët e Zërit të Amerikës që folën u pajtuan se zbatimi i ligjit ka rol kritik në luftën kundër ekstremizmit. Por ky rol, ata besojnë, duhet të fillojë kur dyshohet se një krim do të ndodhë.

    Ata thonë se një pjesë e madhe e zgjidhjes vjen nga komunitetet e forta dhe familjet – dhe fuqizimin e tyre për t’u kujdesur për veten. Ata argumentojnë se survejimi dhe shtimi i policëve krijojnë një klimë frike dhe mosbesimi që e bëjnë këtë gjë të pamundur.

    Xhamitë në SHBA tradicionalisht kanë pasur të gjitha llojet e programeve për të rinjtë dhe të rriturit. Çdo gjë, që nga programet sportive pas-shkollore deri në klasa si të balancohet buxheti i familjes. Është në këto mjedise ku besimi është ndërtuar, dhe një mentor mund të ndihmojë një familje për shembull nëse dikush mund të jetë duke shprehur prirje radikale.

    “Ju duhet t’i identifikoni këta njerëz radikalë më herët”, thotë Seth Jones ekspert mbi terrorizmin në Korporatën Rand. “Pra, pyetja është cili mund të ketë një ndikim pozitiv ndaj këtyre individëve. Gjithashtu kjo ka të bëjë me familjet. Familjet në përgjithësi janë elemente kritike në sjelljen e njerëzve “, shtoi eksperti.

    FBI-ja e kishte Omar Mateen – sulmuesin në Orlando – nën mbikqyrje për 10 muaj. Ai u intervistua nga agjentët tri herë, dhe nuk u gjetën të dhëna se do të shkonte në një klub nate të homoseksualëve dhe do të vraste 49 njerëz.

    Por prova ka filluar të dalë në sipërfaqe se gruaja e tij e dinte se një komplot ishte duke u zhvilluar. Thuhet se ajo ajo ishte me Mateen ndërsa ai shikonte për objektivat e mundshme si vendpushimi në Disney World, një qendër tregtare, dhe klubin Pulse, skena e vrasjeve të së dielës.

    Babai i Mateen dhe të tjerë që punonin me Mateen shprehën gjithashtu shqetësim.

    Sipas FBI-së, në 50 për qind të rasteve të terrorizmit, një anëtar i familjes dinte se i afërmi i tyre ishte radikalizuar por nuk dinte se çfarë të bënte me këtë konstatim.

    Anne Spekhard, një psikologe dhe Drejtore e Qendrës Ndërkombëtare për Studimin e ekstremizmit të dhunshëm, thotë se ekipet e ndërhyrjes së shpejtë, të alarmuar nga linjat telefonike të emergjencës mund të fuqizojnë familjet dhe komunitetet dhe të jenë mjete të fuqishme për të luftuar ekstremizmin.

    “Pse do të telefononit FBI-në nëse ata e dinin se ju keni përgatitur operacinin për të ndërhyrë? Por ju mund të telefononi një linjë telefonike në qoftë se e dini se ata do të dërgonin një psikolog apo një imam për të biseduar me fëmijën tuaj. Në këtë rast ju e keni kuptuar Islamin gabim.”/VOA

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark