×
  • Sport
  • Sport

    Historia e pabesueshme e Peles dhe Stallones: ​​braziliani i theu gishtin aktorit

    Insajderi
    30 December 2022 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lajmi për vdekjen e futbollistit legjendar Pele tronditi botën dhe historia sesi braziliani i famshëm theu gishtin e aktorit të famshëm Sylvester Stallone u bë virale pas vdekjes së ish-sulmuesit.

    Legjenda e futbollit Pele theu gishtin e yllit të famshëm të Hollivudit, Sylvester Stallone, duke goditur penalltinë e tij në xhirimet e filmit ‘Escape to Victory’.

    Filmi i vitit 1981, rreth një grupi të burgosurish aleatë që luajnë një ndeshje futbolli kundër një ekipi nazist, me Stallone dhe Pele.

    Ndërsa promovonte filmin e tij Grudge Match, i publikuar në vitin 2013, Stallone tregoi historinë e pabesueshme se si Pele i theu gishtin e tij me një top.

    “Çfarë goditjeje mora. Unë kam ende një gisht të thyer nga përpjekja për të bllokuar penalltinë e Peles. Ai veshi një palë këpucë të Luftës së Dytë Botërore, të cilat kishin gishta prej çeliku dhe topi ishte si një gjyle top. Ishte dy herë më shumë i trashë dhe i rëndë sesa topi i sotëm i futbollit”, thoshte Stallone për BBC.

    Aktori i njohur tha se Pele i njoftoi se ku do të gjuante penalltinë, por nuk arriti të priste.

    “Ai erdhi për të ekzekutuar penalltinë dhe më njoftoi saktësisht se ku do të gjuante. Unë qëndroja aty, por gjithsesi topi përfundoi në portë dhe nuk pata kohë të lëvizja”, përfundoi aktori.

    Pele, i cili vdiq mbrëmë në moshën 83-vjeçare në një spital në Sao Paulo, theksoi në disa raste gjatë jetës së tij sesi shikimi i atij filmi e solli në lot.

      OP-ED
      Nga Rubrika

      © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

      Impressum

      Kontakt

      Trademark