Historiani nga diaspora i reagon atyre kosovarë: Frashër Demaj është kalibër i Ali Hadrit – Insajderi
×
Insajderi

Historiani nga diaspora i reagon atyre kosovarë: Frashër Demaj është kalibër i Ali Hadrit

Insajderi
18 March 2023 - 14:18
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazeta Insajderi gjatë ditës së djeshme ka publikuar një artikull në lidhje me kritikat e ashpra që historianët kosovarë kanë drejtuar për një deklaratë të akadmikut, Frashër Demaj.

E ardhmja e Kosovës dhe Shqipërisë e gjithë shqiptarëve është perëndimi, jemi  racë evropiane popull evropian, jemi  histori evropiane, jemi kontributor të civilizimit evropian, përveç disa shekujve që na kanë lidhur tragjikisht, s’kemi asnjë lidhje me Lindjen”, ky spjegim i Demajt zgjoi shumë debat.

Historianët, Azdren Shala, Col Mehmeti dhe studjuesi, Adnan Ramadani thanë se deklarata e tij nuk lidhet me të vërtetën historike të shqiptarëve.

Ndërkaq sot, në adresën e Insajderit ka telefonuar mësuesi i historisë, Shaip Bytyqi nga Prizreni i cili jeton tashmë në mërgim.

Ai i konsideroi si të pabaza deklaratat e historianëve kosovar dhe i njëjti tha se Demaj është i kalibrit të Ali Hadrit.

Bytyqi i cili për 26 vite kishte ligjëruar në shkollën “Arbëria” në Prizren tha se Demajt kishte për qëllim të shpjegonte të vërtetën dhe i njëjti ka treguar nacionalizmin e tij.

“Historian i historian i vërtet, dhe nen 2 si nacionalist i vërtet, cka i duhet historianit tjetër qe te jetë i tillë. Neve na mungon nacionalizmi. Jetoj në diasporë dhe kemi një mall më të madh me vendin tonë. Ka pas me qëllim me shpjegu që sipas rregullave evropiane të shkruhet historia. Në rangun e Ali Hadri”, tha Bytyqi për Insajderin.


OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark