Unioni ka gjobitur Google me 4.34 miliardë euro vitin e kaluar dhe 2.4 miliardë euro në 2017-ën për praktikat që i konsideron jo konkurruese.
Google u godit nga një gjobë 1.49 miliardë euro ditën e Mërkure dhe është sanksioni i tretë i imponuar nga Bashkimi Evropian në dy vitet e fundit.
Unioni ka gjobitur Google me 4.34 miliardë euro vitin e kaluar dhe 2.4 miliardë euro në 2017-ën për praktikat që i konsideron jo konkurruese.
Komisioni Evropian tha se Google, një divizion i Alphabet, ka përdorur AdSense për të ndaluar palët e treta nga reklamimi i rivalëve të kompanisë.
Mëposhtë kemi përshkruar momentet kyçe që çuan në acarimin e marrëdhënieve mes Google dhe Bashkimit Evropian:
20 Mars 2019 – BE gjobit Google me 1.49 miliard euro për shërbimin AdSense
18 Korrik 2018 – BE gjobit me 4.34 miliardë euro Google për sistemin operativ Android pas një hetimi tre vjeçar.
27 Korrik 2017 – Google merr gjobën e parë prej 2.4 miliardë eurosh për dëmtimin e konkurrentëve në shërbimin e shitblerjeve online.
14 Korrik 2016 – Bashkimi Evropian akuzon shërbimin e shitblerjeve të Google. Gjithashtu akuzon kompaninë se ka dëmtuar konkurrentët me produktin AdSense.
26 Prill 2016 – BE dërgon një ankesë pranë Google duke cituar praktikat antikonkurruese me Android përballë prodhuesve të telefonëve Android.
15 Prill 2015 – BE hap hetimin ndaj Google Android
15 Prill 2015 – BE akuzon Google për bllokimin e konkurrentëve në shërbimin e shitblerjeve
Shtator 2014 – Joakim Almunia, Komisioneri i atëhershëm i Konkurrencës, tha se hetimi ndaj Google nuk do të mbarojë përpara mbarimit të mandatit të tij.
Shkurt 2014 – Google ofron më shumë konçensione BE për kërkimin online
2013 – Grupi lobimit FairSearch padit Google Android pranë Komisionit Evropian
25 Prill 2013 – BE kërkon mendimin e rivalëve dhe përdoruesve për koncensionet e Google
3 Prill 2013 – Google ofron koncensione për kërkimin online dhe AdSense por pa pranuar praktikat antikonkurruese.
30 Nëntor 2013 – Komisioni Evropian hap hetimin ndaj Google për abuzimin e pozitat dominuese në kërkimin online.