Kohet e fundit është bërë trend ripërpunimi i hiteve të vjetra, e këtë trend e ka vazhduar edhe një artist i ri nga qyteti i Prishtinës që i përket zhanrit rep.
Biondi është emri i të riut nga Prishtina që e ka pasion muzikën rep. Biondi ka kohë që merret me muzikë, përveç teksteve që i shkruan vet, edhe incizimin, muzikën e të gjitha detajet e tjera Biondi i realizon vet.
Projekti i fundit i Biondit vjen ndryshe nga projektet e tij më të hershme, kjo pasi që ai për herë të parë vjen me një ripërpunim të një hiti të vjetër. Sonata e Eli Farës vazhdon akoma të dëgjohet me të madhe, e kjo ka bërë që të ripërpunohet në një version tejet interesant ne versionin rep.