Pas problemeve në fushën e lojës, ato e ndoqën Kosovën edhe pas ndeshjes.
Pasi e përfunduan konferencën për shtyp në Rumani, në ambientet e brendshme të “Arena Nationala”, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani dhe zyrtari i FFK-së, Taulant Hodaj janë fyer nga stafi rumun.
Por, përveç kësaj janë nxitur dyshime se futbollisti, Amir Rrahmani është sulmuar nga një gazetar.
Hodaj në një video të publikuar dëgjohet duke thënë: Gazetari ka sulmuar lojtarin tonë, kjo është mikpritja, si silleni kështu.
@iamsport.ro Amir Rrahmani, căpitanul naționalei Kosovo, s-a certat cu jurnaliștii români
♬ sunet original – iAMsport.ro
Ndërsa stafi rumun vazhdoi të ofendonte ata.
“Turp të keni, shkoni në shtëpi, ju jeni askushi për futboll”, dëgjoheshin duke thënë./Insajderi.org/